Home Lajme KOSOVË Shoqata ARASTA në Prizren, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë...

Në njoftimin e shoqatës ARASTA më tutje thuhet:
Me qëllim të mbajtjes gjallë të frymës së solidarizimit dhe të ndarjes së iftarit me të tjerët, shoqata ARASTA ka iniciuar aksionin e dërgimit të iftarit në shtëpi të atyre që kanë nevojë (të moshuar, handikap, jetimë, etj.)
Me moton “Rri n’shpi iftari do të vi”, aktivistët e shoqatës ARASTA çdo ditë para iftarit do ta bëjnë shpërndarjen e iftareve në derë të shtëpisë së nevojtarëve.
Si mund të kontribuoni?
Çmimi për iftarin e një personi është 3.50 euro. Pagesën mund të bëni nëpërmjet xhirollogarisë ose duke telefonuar në numrin 045/460-839 për ta bërë pagesën në shoqatën ARASTA apo në derë të vendbanimit tuaj.
Menyja e iftarit përmban:
• 1 pitajkë të Ramazanit
• 7 qebapë
• Pilaf
• Sallatë
• Djathë të bardhë
• Djathë Sharri
• Hurma
• Ullinj
• Ajran
• Pemë
Xhirollogaria:
Banka Kombëtare Tregtare – BKT
Shoqata Kulturore, Edukative dhe Bamirëse – ARASTA
Xhirollogaria: 1910 9639 1303 1117
Swift Code: NCBAXKPR
IBAN: XK05 1910 9639 1303 1117