Home Lajme BOTË Sonte është Viti i Ri Islam “Hixhrij”

Në vitin 622, ndodhi arratisja e përkohshme e Muhamedit a.s., nga Meka në Medinë. Kjo ngjarje, u quajt ‘hixhret’ (shpërngulje) dhe u mor si pikënisje e kalendarit hixhrij.

Kalendari hixhrij (hënor), ka 12 muaj apo 354 ditë.
Ai, lëvizë për çdo vit, sepse është për 11 ditë më i shkurtër se kalendari gregorian (diellor), i cili numron 365 ditë.

Muslimanët e shënojnë vitin e Ri, jo për arsye motmotesh, por për ngjarjen e hixhretit.

Në esencë, hixhreti simbolizon triumfin e islamit; simbolizon sakrificën për idealet islame, pavarësisht çmimin që duhet paguar; simbolizon këmbënguljen e strategjinë në arritjen e qëllimeve afatgjate; simbolizon lirinë dhe çlirimin e atdheut; si dhe simbolizon largimin nga një rrethanë e keqe drejt një rrethane të mirë apo më të mirë, etj.

Ai, mbetet një frymëzim praktik e strategjik për shoqërinë myslimane në përgjithësi, në çdo vend a periudhë kohore.

Inshallah, kemi një vit, me plotë bereqet, e pa pandeminë Covid-19!

Gëzuar Viti i Ri Hixhrij 1443!, ka shkruar Dr Orhan Bislimaj Kryeimami i Prizrenit.