Home Lajme BOTË Turqia në ndjekje të mashtruesit të 2 miliardë eurove i cili është...

Policia turke është në kërkim të mashtruesit të kriptovalutave i cili akuzohet për mashtrim të investitorëve,biznesmeni i arratisur, Faruk Fatih Ozer- it lëshuar edhe një urdhër arrest ndërkombëtar.

Zyra e kryeprokurorit të Stambollit njoftoi se po e heton kompaninë Thodex pas ankesave nga përdoruesit të cilët nuk mund të qaseshin në pasuritë e tyre. Vlerësohet se mashtrimi i kësaj kompanie ka prekur rreth 391.000 persona me rreth 2 miliardë dollarë investime.

Faruk Fatih Ozer, po kërkohet me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit dhe krijimin e një organizate kriminale”, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu. Zyrtarët turq publikuan një foto të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer – që thuhet të jetë 27 vjeç – ka qenë në Shqipëri që nga e marta, raporton agjencia AFP.
Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurat ligjore për të kërkuar nga Tirana arrestimin dhe ekstradimin e tij, njoftoi Anadolu. Në lidhje me rastin, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.

Banka qendrore e Turqisë javën e kaluar deklaroi se do të ndalojë përdorimin e kriptovalutave në pagesa për mallra dhe shërbime duke filluar nga 30 prill. Banka paralajmëroi që kriptovalutat “sjellin rreziqe të konsiderueshme”.