Home Lajme KOSOVË Veprim për të përshëndetur 👏, dy karateiste nga Prizreni dhurojnë flokët për...

Dy talentet e reja në sportin e karatesë nga Prizreni, Stina Sallauka e Tiba Sallashi kanë vendosur që një pjesë të flokëve të tyre t’ua dhurojnë fëmijëve me kancer.

Të emocionuara, Stina dhe Tiba kanë ndarë një pjesë të flokëve të tyre me qëllim që fëmijëve të prekur nga sëmundja e kancerit ti lehtësojnë gjendjen e tyre emocionale. Dhe, jo vetëm.

“Dy kampionet e klubit tonë Stina Sallauka dhe Tiba Sallashi kanë vendosur që të dhurojnë flokët e tyre për fëmijët që vuajnë me kancer. Dhurimi i flokëve është proces pa dhimbje por që bart në vete vlera të mëdha sidomos kur bëhet fjalë për gëzimin e fëmijëve. Bravo vajza.”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ babai i Stinës, Burim Sallauka.