Home Lajme KOSOVË Vetaksident i rëndë trafiku në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetë vozitësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Gjonaj të Prizrenit.

Policia është në vendngjarje , raportohet se një person ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”.