Home Lajme KOSOVË Zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku” në Prizren ka filluar të...

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku”, i cili ka rrezikuar djegien e pyjeve të pishave endemorelikte – rrobullit (Pinus heldreichii).
Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët ë e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK “Sharri” së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit.
Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, “beteja” për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot.
Fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit.

Me këtë rast është kërkuar ndihma dhe angazhimi i FSK, Shtabit të emergjencave, KFOR dhe institucionet tjera relevante.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Me këtë rast DAPK “Sharri” bënë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut.